Dhjetra hektarë me pyje e shkurre janë djegur nga dy vatra zjarri në Seman të Fierit e Dukat të Vlorës. Zjarret në këto ditë vjeshte, dyshohet se janë të qëllimshëm, por policia ende nuk ka autorë.

Rreth 15 hektarë me shkurre e pisha disa vjecare u dogjën nga zjarret që përfshinë zonën në Godullën e Semanit, pranë grykëderdhjes së lumit.

Flakët u shfaqën mbrëmjen e së enjtes, ndërsa të ndihmuara nga era u përhapën me shpejtësi dhe u afruan pranë stacionit të Pompimit të gazjellësit TAP që ndodhet në zonë.

Zjarrfikës dhe banorë punuan gjatë gjithë natës, por ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit dhe errësirës.

Zjarri i vjeshtës që dyshohet se ishte i qëllimshëm u vu nën kontroll gjatë së premtës

“Sipërfaqja e djegies është rreth 15 ha. Është tokë djerrë, joproduktive. Më vjen keq ta them, por shumica e zjarreve mendoj unë, vihen nga njerëzit,” tha një nga zjarrfikësit.

Për më shumë se 24 orë një vatër zjarri përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme në shpatin e Malit në Dukat të Vlorës.

Edhe atje dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, nga Çobanët ose nga persona të tjerë që vizitojnë Gjirin e Karaburunit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.