Opinion

Zv.kryeministri grek: Të njohim Kosovën, Aleksandri i Madh është shqiptar

Politikani grek Theodoros Pangalos ka deklaruar se “Aleksandri i Madh” ishte me origjinë shqiptare dhe në atë periudhë grekët nuk ekzistonin.Nëna e tij ishte shqiptare, thotë Pangalos, ndërsa shton se “serbët janë vëllezërit tanë”.

“Duhet të mbështesim shqiptarët dhe t’i njohim shqiptarët e Kosovës”, ka thënë politikani grek gjatë intervistës në një radio greke.

“Nëse dikush mund të shfaqë pretendime për Aleksandrin e Madh, ata janë shqiptarët, sepse nëna e tij ishte nga Iliria”, shprehet Pangalos.

Kujtojmë këtu se Pangalos ka qenë zv/kryeministër i qeverisë greke në vitet 2009-2012./syri.al

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: