LajmeTe gjitha

Zvërneci pa ujë dhe pa transport publik

Vëmendja përqëndrohet në problematikat e zonës së Zvërnecit. I gjendur pak kilometra larg qytetit të Vlorës. Ndërkohë që Plazhi i Zvërnecit nga vit në vit po kthehet në një prej destinacioneve më të parapëlqyera të qytetit të Vlorës, theksojmë se edhe gjatë stinës së dimrit vizitorë nga qytete të tjera atraksionin dhe kulinarinë që mbizotërohet nga prodhimet e frutat e detit.

Mirëpo banorët e kësaj zone kërkojnë ndihmë dhe reagim pasi po përballen me mungesën e ujit të pijshëm si dhe të shërbimit urban.

Mungesa e transportit publik ndikon tek xhepat e qytetarëve të cilët për tiu drejtuar Vlorës për të përmbushur nevojat e familjes apo qoftë për shërbim mjekësor u duhet të paguajnë taksinë.

Show More

Related Articles